SHUHET ËNDRRA, KOSOVA HUMBET NË SHKUP

0

Ëndrra e Kosovës për kualifikim në Evropianin e ardhshëm është shuar sonte pasi që skuadra jonë u mund nga Maqedonia e Veriut, me rezultat 2-1, raporton RTKLive.com.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova u përballen në Shkup, në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve

“Dardanët” të cilët në këtë sfidë tejet të rëndësishme ishte e hendikepuar pa disa nga lojtarët kryesor përfshirë edhe Vedat Muriqin, Milot Rashicën e Amir Rrahmanin.

Në një ndeshje të barabartë, skuadra maqedone shënojë dy gola në pjesën e parë përmes Kolollit (16’) autogol dhe Velkoski (33’), kurse, Florent Hadergjonaj (29’), realizoi golin e vetëm për ‘Dardanët’ në fraksionin e parë.

Në 45-minutëshin e dytë, futbollistët e skuadrës sonë, kishin iniciative në terren, duke kërkuar golin e barazimit, por në asnjë mënyrë nuk ia dolën që të thyen mbrojtjen e maqedone, këta të fundit shpeshherë më kundërsulme rrezikuan portën tonë, madje, shënuan edhe dy gola, por që u anuluan për shkak të pozitës jashtëlojë.

Në finish të ndeshjes, Kosova farë lehtë ka mundur të gjejë golin e barazimit, por Aliti dështoi të shënojë gol nga pozita ideale.

Kështu Maqedonia i gëzohet fitores duke siguruar finalen e madhe të play-offit të Ligës së Kombeve, ku do të ndeshet me Gjeorgjinë.

Kosova të dielën që vjen luan ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan RTK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu