CHALLANDES: NUK JAP DORËHEQJE, JAM I KËTIJ VENDI

0

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka dalë në konferencë për media pas humbjes 2:1 nga Maqedonia e Veriut.

Ai ka thënë se e merr përgjegjësinë për disfatën e sontme dhe diskualifikimin nga gara për Euro 2020, njofton Klan Kosova.

“Po gjithmonë, trajneri është përgjegjës. Po unë jam personi i duhur për të punuar me këtë skuadër. Jam shumë i zhgënjyer, unë marrë gjithë përgjegjësin, unë jam shumë i lumtur me këtë skuadër, unë jam i këtij vendi”, është shprehur ai.

“Maqedonia një skuadër shumë e mirë dhe agresive, ju kemi dhënë hapësira për kundërsulme por në fund duhet ta pranojmë këtë humbje. Në pjesën e parë po, nuk isha shumë i kënaqur për shkak të rezultatit, por në mënyrë se si kemi luajtur, se si kemi mbajtur topin por jo në zonë”.

“Kemi pasur disa mundësi për të bërë harkime në zonë, por nuk kemi dhënë harkime të mira edhe pse aksione ishte i mirë. Unë duhet ta pranoj këtë dhe t’i mbroj futbollistët e mi”, ka thënë ai ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu