Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, arrestohet Rrok Pepaj

0

Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, arrestohet babai i Daniel Pepajt

Babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj është arrestuar nga policia për ngjarjen në Vrith.

Prej mbrëmjes së djeshme ai ndodhej në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës i thirrur si dëshmitar i cili kishte dijeni për ngjarjen.

Pas marrjes në pyetja nga ana e oficerëve, Rrok Pepajt i është komunikuar akuza e kultivimit të kanabisit.

Kujtojmë që ishte pikërisht Rrok Pepaj ai i cili orientoi policinë drejt parcelave të kanabisit në Malësinë e Madhe ku edhe u gjetën trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj.

Këto të fundit dyshohet se janë vrarë nga Daniel Pepaj, pas një konflikti për kanabisin. Deri më tani motivi i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë një sasi kanabisi e vjedhur nga Daniel Pepaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu