​DËMTOHET GYPI I UJIT NË LAGJEN ” DARDANIA” NË PRISHTINË

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot në mëngjes ka pëlcitë gypi i ujit në lagjen ” Dardania” në Prishtinë, ku si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes ” Dardania” dhe ” Lakrishte”.

Ky është njoftimi i plotë:

“Prishtinë, 10 tetor – Sot rreth orës 06:00 ka pëlcitë gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë.
Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes ” Dardania” dhe ” Lakrishte”.
Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin.
Shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona.
Faleminderit për mirëkuptim!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu