Hoti thotë se rastet me virus po rriten dhe masa të reja po vijnë

0

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar shtrëngim të masave në javët e ardhshme. E gjitha kjo vjen si rezultat i rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Paralajmërimi i Hotit vjen në kohën kur Kosova vazhdon të shënojë raste të reja me viktima si pasojë e sëmundjes së rrezikshme. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar dy viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus.

Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se qytetarët duhet të kenë mirëkuptim për shtrëngimin e masave, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarët, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga COVID-19 dhe masa të tjera.

Postimi i plotë:

Rreziku nga një valë re e Covid-19 në Kosovë është shumë i madh.

Në dy javët e fundit, numri i të prekurve ka qenë në rënie, me rreth 30 raste aktive për çdo 100 mijë banorë. Por, parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50, dhe atëherë sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së.

Brenda javës së fundit është shtuar me 30% numri i hospitalizimeve. Në anën tjetër, nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 si përqindje e numrit të nxënësve të testuar është i lartë, që është rrezik serioz i përhapjes së virusit.

Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera.

Inspektoratet dhe institucionet e tjera mbështetëse, qendrore dhe lokale, do të përgatisin planet e tyre të veprimit për të mbikëqyrë zbatimin e masave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu