KOLONA TË GJATA NË KUFI, ZËVENDËSMINISTRI I MAQEDONISË APEL KOSOVARËVE

0

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka reaguar pas kolonave të gjata të veturave që sot u panë në kufirin Kosovë- Maqedoni.

Hasani tha se pamjet me kolonat e gjata që sot u paraqitën nëpër vendkalimet kufitare, paraqesin shqetësim dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve ne të dyja anët e kufirit.

Ai ka bërë thirrje gjithashtu që të kalohet kufiri vetëm për nevoja të domosdoshme, veçmas në ditët e ardhshme.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëvendas,

Lëvizja e lirë pa PCR është moment shume i rëndësishëm për ne qytetarët e RMV dhe Republikës së Kosovës.

Pamjet me kolonat e gjata që sot u paraqitën nëpër vendkalimet kufitare, paraqesin shqetësim dhe rrezik për shendetin e qytetarëve ne të dyja anët e kufirit.

Apeloj dhe ju lus, që të jeni të permbajtur dhe të kaloni kufirin vetëm për nevoja tuaja të domosdoshme, e sidomos në ditët e ardhëshme.

Lëvizja e lirë e qytetarëve është shumë e rëndësishme, por jo më e rëndësishme se shëndeti jonë.

Gjithçka varet nga ne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu