“DARDANËT” S’THYHEN NË GREQI

0

Grekët dhe “Dardanët” luajtën pa gola në Athinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Skuadra jonë e cila ishte pa 10 lojtarë kryesor të ekipes së parë, bëri paraqitje mjaft të mirë në duel me grekët, edhe pse me pak fat ka mundur ta fitojë këtë ndeshje.

Grekët në pjesën e parë kishin iniciativën të lehtë në terren, derisa skuadra jonë disa herë u hodh në sulm përmes Lirim Kastratit dhe Kolollit.

Në pjesëlojën e dytë, futbollistët e skuadrës sonë bën paraqitje mjaft të mirë, duke e kontrolluar mirë lojën, e shpeshherë rrezikuan portën e grekëve, derisa rastin më të mirë për gol e kishin Kastrati e Paqarada.

Kosova pas dy humbjeve radhazi kundër Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, sonte merr një pikë të vlefshme kundër Greqisë.

Pas kësaj ndeshje, Kosova ka dy pikë dhe renditet e treta në Grupin 3, derisa Greqia është e dyta me tetë pikë. /RTKLive/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu