Deputeti Uran Ismaili rezulton pozitiv me virusin korona

0

Në valën e të prekurve me virusin korona në Kosovë, nuk kaloi lehtë pa u infektuar edhe zyrtarët e lartë të shkallës politike të vendit tonë.

Deputeti Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook njoftoi se bashkë me vajzën dhe gruan e tij kanë rezultuar pozitiv. Ndërkaq, djali i tij ka rezultuar negativ.

“Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.”, ka shkruar Ismaili.

Ismaili nga vetizolimi bashkë me familje bën thirrje që të respektohen rregullat në mënyrë që ta mbrojmë vetën dhe të tjerët.

“Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.”, përfundon ai.

Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona…

Posted by Uran Ismaili on Wednesday, October 14, 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu