58 persona janë arrestuar në Kosovë për trafikim me qenie njerëzore

0

Në këtë vit janë arrestuar 58 persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale, trafikim me qenie njerëzore.

Nën patronazhin e ministrit të Punëve të Brendshme sot është bërë hapja e Javës Ndërkombëtare kundër Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Në fjalën e rastit ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka thënë se institucioni që ai drejton është i përkushtuar që të luftojë krimin me trafikimin me qenie njerëzore.

Veliu tha se edhe përkundër angazhimit të policisë me menaxhimin e situatës me COVID-19, policia e Kosovës gjatë periudhës janar-shtator ka identifikuar 11 viktima, ka arrestuar 58 persona dhe ka ngritur 18 kallëzime penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu