MBYLLET NESËR NJË PJESË E RRUGËS “AGIM RAMADANI” PËR QARKULLIM

0

Nesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit , një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.

Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).

Komuna e Prishtinës me këtë rast kërkon nga ngasësit e automjeteve që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët alternative.

Njoftim – nesër një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” mbyllet për qarkullimNesër, 20 tetor, për shkak të punimeve të…

Posted by Komuna e Prishtinës on Monday, October 19, 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu