Perleshje me thikë në Prishtinë, flasin nga Policia

0

Një person është therur me thikë në rrugën “Nazmi Gafurri” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Me datë 20.10.2020 rreth orës 15:20 në rr”Nazim Gafurri” në Prishtinë, është raportuar se një person është duke marr trajtim mjekësor për lëndime trupore që dyshohet se janë si pasojë e një sulmi me mjet të mpreht / thikë nga një person i dyshuar. Lidhur me rastin është intervistuar viktima, ndërsa njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin.”, ka thënë për Express zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu