ZIDANE; MUND T’I KISHIM REALIZUAR EDHE KATËR APO PESË GOLA

0

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur shumë i kënaqur me performancën e skuadrës së tij në “El Clasico” kundër Barcelonës, ku ata triumfuan me rezultat 1-3

Pas ndeshjes, ishte trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ai i cili kritikoi gjyqtarin e takimit për akordimin e penalltisë në favor të Real Madridit si dhe dukeNe nuk jemi këty kritikuar edhe teknologjinë VAR që sipas tij po merr vendime kundër Barcelonës.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Zinedine Zidane, i cili pas ndeshjes deklaroi:

“Ne nuk jemi këtu për t’i ndalur kritikat e të tjerëve, por për të bërë punën tonë. Provuam të luajmë një ndeshje të mirë dhe besoj se edhe ia arritëm.”, u shpreh Zidane.

“Unë jam krenar me ekipin tim. Barcelona është një skuadër e cila të bën presion, por ne krijuar shumë mundësi dhe mund të kishim realizuar edhe katër apo pesë gola. Nuk besoj se dikush duhet të ketë dyshime rreth penalltisë. Ajo ishte diçka shumë e qartë.”, deklaroi Zidane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu