MILANI SYNON TA RIKTHEJË DISTANCËN NDAJ NDJEKËSVE

0

“Rossoneri” do të luajnë sonte me Romën në tentim për ta vazhduar serinë impresionuese prej 21 ndeshjesh pa humbje në ndeshje zyrtare

Milani do të zbresë sonte në fushë në ndeshjen e fundit të xhiros së pestë të Serie A.

“Rossoneri” do të kenë punë me Romën në derbin e kësaj xhiroje në kampionatin italian.

Kuqezinjtë do të mundohen ta mposhtin ekipin “Giallorossi” për ta rikthyer shkëputjen prej katër pikësh ndaj ndjekësve.

Milani i ka katër fitore nga po aq takime në Serie A dhe një seri impresionuese prej 21 ndeshjesh pa humbje në ndeshje zyrtare.

Andaj, ekipi i Stefano Piolit është mjaft i motivuar për t’i fituar edhe sonte tri pikë. Nga ana tjetër, Roma di të jetë mjaft e rrezikshme dhe e paparashikueshme për çdo kundërshtar. Ndeshja në mes të Milanit dhe Romës do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu