Ndëron jetë në moshën 18 vjeçare ish-lojtari i Manchester Cityt

0

Manchester City ka konfirmuar vdekjen e ish-lojtarit të akademisë së tyre, Jeremy Wisten, në moshën 18 vjeçare.

Winsten, ishtë një mbrojtës premtues i lindur në Malawi, por i rritur në Britaninë e Madhe. Ai iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2016, para se të largohej nga klubi me vonë.

Derisa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar, City e ka konfirmuar vdekjen e tij përmes një komunikate zyrtare.

“Familja e Manchester City është e trishtuar të kuptojë për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë sonë, Jeremy Wisten. I dërgojmë ngushëllime familjes dhe shokëve të tij. Jemi së bashku me ju në këtë kohë të vështirë”, thuhet në komunkatën e Cityt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu