SHPEND AHMETI PARALAJMËRON KRIZË PAS SHTATË DITËSH

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po paralajmëron se në bazë të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, pas shtatë apo dhjetë ditësh, në Kosovë do të ketë krizë.

Ahmeti ka shkruar se bazuar në lidhshmërinë e Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera të regjionit në të cilat ka nisur vala e dytë e koronavirusit, kjo mund të ndodhë shpejt edhe në vendin tonë.

“205 KS – 111 Pr. Maqedoni me 600 ne ditë e shtetet e regjionit me valë të re. Duke marr parasysh lidhshmërinë tonë me këto shtete kriza na pret edhe 7-10 ditë. Kujdes me maska ju lutem!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160428986882166

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu