Tayna i bën diss Dafinës: Nuk din me fol shqip, le mo me repovat

0

Të gjithë ata që ndjekin Taynën dhe Dafina Zeqirin në Instagram, duket se kanë vënë re diçka muajve të fundit.

U pa se dy artistet e njohura shqiptare, të cilat u shfaqën të ishin shoqe mjaft të mira të cilat erdhën edhe me bashkëpunim e duke mbështetur njëra tjetrën në çdo hap nuk po e bëjnë më atë.

Para disa ditësh Dafina Zeqiri lansoi projektin e fundit muzikor prej ku edhe filluan spekulimet se dyshja me të vërtet i kanë prishur raportet me njëra tjetrën.

“Zili Zili” titullohet kënga e re e Dafinës e cila bëri bujë pasi këngëtarja dukej se po thumbonte dikë që në të kaluarën kishte shoqëri më të .

Ndërsa rep artistja Tayna nuk vonoi shumë për të lansuar “freestyle-n” më të ri si e ftuara e Meriton Mjekiqit, e cila kishte shumë për të thënë ku disa nga rreshtat që tha ishin, “Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat” e vazhdoi duke thënë “dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”.

Në pjesën e fundit të ‘freestyle’ ajo kërcenoi që të mos e provokojnë kur nuk e njohin ende atë.
https://gazetaalo.com/wp-content/uploads/2020/10/tayna_122681405_673533660265618_1211463699654696161_n.mp4?_=1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu