Franca regjistron 523 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, Italia rekord të infektuarve

0

Franca ka regjistruar 523 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë e të vdekurve që nga 22 prilli, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë në Francë po ashtu ka regjistruar 33.417 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, që është rritje nga 26.711 sa u regjistruan të hënën.

Autoritetet franceze kanë thënë se numri i personave të shtrirë në kujdes intensiv mund të arrijë nivelin e njëjtë si gjatë kulmit të valës së parë në prill.

Italia ndërkohë ka regjistruar shifër rekorde të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit. Janë regjistruar 21.994 raste të reja. Po ashtu janë regjistruar 221 të vdekur në 24 orë si pasojë e COVID-19. Është hera e parë që nga 15 maji që shifra e të vdekurve ka kaluar atë 200.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu