Pezullohet konkursi për 171 vende pune në KEK

0

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut sot ka mbajtur mbledhjen e parë zyrtare, të kryesuar nga Musa Misini dhe drejtorët Petrit Ibraj, Fadil Hoxha dhe Fatime Grajqevci.

Në këtë mbledhje është vendosur që të pezullohet konkursi për 171 vende pune.

Kujtojmë që më herët, Enver Gashi, vëllai i kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashi dhe njëkohësisht asamblisti i AAK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, në fillim të muajit shtator është emeruar ushtrues detyre i zv.drejtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Ndërsa në mbledhjen e sotme, Bordi i Përkohshëm është takuar me ushtruesin e detyrës të Kryeshefit Ekzekutiv, Luigj Imeri.

“Në këtë takim, z. Imeri, ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të Përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës për nëntë mujorin e këtij viti, sfidat me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në fund, Bordi i Përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura deri më tani.

“Bordi i Përkohshëm pritet të diskutojë buxhetin për vitin 2021, Draft planin e strategjisë së KEK-ut 2021-2025 si dhe planin afarist”, thuhet në fund të njoftimit.

Konkursi tashmë i pezulluar i KEK-ut, ishte për 20 teknikë të xehetarisë, 60 teknikë të makinerisë, 30 teknikë të elektroenergjetikës, 7 teknikë të ndërtimtarisë, 13 teknikë të kimisë dhe 13 saldues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu