‘Tronditet’ Ajaxi, 11 lojtarë pozitivë me koronavirus para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

0

Ajax Amsterdam ka njoftuar se 11 lojtarë kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Klubi holandez iu nënshtrua testeve për Covid-19 para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Midtjylland dhe u shokuan me rezultatet.

Ajax njoftoi se është detyruar të udhëtoj me vetëm 17 lojtarë për ndeshjen kundër danezëve në ditën e nesërme, pasi 11 lojtarë kishin testuar pozitivë në rezultatet që dolen sot, përcjell lajmi.net.

Skuadra e plotë që do të udhëtojë në Danimarkë: Scherpen, Schuurs, Mazraoui, Blind, Martínez , Tagliafico, Klaiber, Timber, Álvarez, Ekkelenkamp, Neres, Antony, Promes, Traoré, Huntelaar, Brobbey, Jensen

Kujtojmë se Ajax pas dy ndeshjeve të para ka grumbulluar një pikë, duke u mposhtur nga Liverpooli dhe barazuar me Atalantan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu