BIK: SULMI TERRORIST NË VJENË, ATAK MBI VLERAT NJERËZORE

0

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Vjenë, ku mbetën të vdekur pesë qytetarë.

Reagimi i plotë i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës:

“Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin”. Kurani

Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit .

Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij.

Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë.

“Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”. Muhamedia.s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu