HARADINAJ: PËRFAQËSUESE IMJA DHE E SHTETIT TIM ËSHTË HEROINA, DORUNTINA

0

Shefi i Grupit Paralamentar nga radhët e Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ftuar në `Debat` të RTK-së, u shpreh se rasti i Vjenës është një akt terrorist.

Haradinaj tha se Kosova e ka dëshmuar që është e pozicionuar saktë në luftën antiterrorizëm, në aspektin Perendimor.

“Kemi pasur rastet e fundit edhe në Francë, tash në Vjenë, por një gjë që duhet të jemi të qartë është se terrorizmi nuk ka etni. Nuk mund ta paragjykosh një komb, për shkak të një individi kushdo qoftë ai”, u shpreh Haradinaj.

Ai tutje tha se mendon që edhe populli austriak e di shumë mirë lidhjen me Kosovën edhe e di miqësinë që e kemi, historinë me ta dhe se është një prej shteteve të para që e ka njohur Kosovën.

“Kemi raporte perfekte kemi me mijëra shqiptarë të cilët janë të integruar në strukturat më të larta shtetrore të Austrisë, ky është një rast i pastër terrorist e që shqiptarët e Kosovës duhet të distancohen, pa dallim feje”, theksoi ai.

Ai tutje shtoi se ky akt është një fenomen global dhe se shqiptarët nuk duhet të ndihen keq si etni, pasi, siç thotë Haradinaj, ai nuk na përfaqëson as nga etnia, as shpirtërore e as religjioni.

“Unë i kam miq të mirë edhe njerëzit e sigurisë austriake edhe në Kosovë. Ata kanë kontribuar edhe në aspektin e sigurisë në vend, pikërisht në luftën kundër terrorizimit”, u sh ai,

Por, në rastin e Vjenës, e kemi policën shqiptare, e kemi viktimën shqiptar, teë pafajshëm dhe të njëjten kohe e kemi terrositin shqiptar. Pra, kjo po i bie që ne kemi një farë forme një konflikt në mes së etnisë sonë. Kemi dy elemente, të cilat mund ta nxjerrin Kosovën.

Ishte ideja se ky rast do ta dëmtonte Kosovën dhe tendëncën për liberalizim dhe ne duhet ta ngrisim zërin urgjentisht si shoqëri dhe nuk duhet që Evropa të shqetësohet në aspektin fetar ose aspeëtin e terrorizmit nga qytetarët e Kosovës. Pra, për këtë arsye ne jemi si tërësi një anë si etni dhe ai nuk e përfaqëson shoqërinë kosovare” theksoi tutje Haradinaj.

Haradinaj ka përmendur rolin e policës në këtë akt duke e quajtur atë heroinë.

“E kemi policen, e cila është gjallë dhe ka bëre një vepër heroike, dhe shpresojë që presidenti ynë do të gjëjë kohë që ta shpallë atë si heroine dhe si qytetare e jona”, u shpreh Haradinaj.

“Ne si shoqëri e kemi dhënë provimin dhe jemi distancuar”, shtoi tutje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu