LIMAJ: NDAJMË DHIMBJEN ME POPULLIN MIK AUSTRIAK

0

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dënuar sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë

Ai tha se Kosova i qëndron krah Austrisë dhe shteteve që janë bashkuar në aleancë në luftën kundër terrorizmit.

“I shokuar nga sulmi terrorist në Vjenë, cak i të cilit ishin persona të pafajshëm. Në këto momente të rënda për popullin mik austriak, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin austriak. Kosova dhe qytetarët e saj janë përkrah Austrisë dhe aleancës ndërkombëtare kundër terrorizmit”.

Për sulmin e së hënës ku mbetën të vdekur katër persona, përfshirë edhe sulmuesin, ngushëlluan edhe shumë udhëheqës të tjerë të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu