Ndotja e ajrit në Prishtinë, këto grupe të qytetarëve duhet të kenë kujdes

0

Ndotja e ajrit aktualisht në kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë, është në nivelin e 105 të Indeksit të Cilësisë së Ajrit – AQI.

Këto shifra janë regjistruar nga matësi i cilësisë së ajrit i cili është i vendosur në Ambasadën e ShBA—së në Prishtinë.

Në këto nivele të ndotjes, AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit) konsiderohet “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101 deri 150. Edhepse popullata e pergjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

AQI “e mirë” është prej 0 deri 50. Cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqëshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

AQI “mesatare” është prej 51deri 100. Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101 deri 150. Edhepse popullata e pergjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

AQI “e pashëndetshme” është prej 151 deri 200. Çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

AQI “shumë e pashëndetshme” është prej 201 deri 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor që do të thoshte se çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.

AQI “e rrezikshme” është mbi 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor të nivelit të gjendjes së jashtëzakonshme. Gjasat janë më të mëdha që e tërë popullata do të preket.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu