TRUMPI APO BIDENI, VENDOSET PËR PAK ORË

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot po zgjedhin presidentin për katër vitet e ardhshme, 2021 – 2025.

A do të jetë sërish president, Donald Trumpi apo demokrati Joe Biden, kjo do të mësohet në orët e para të së mërkurës, sipas kohës në Kosovë.

Sipas anketave, Biden udhëheq në gjashtë shtete kyq për votat elektorale, si në Florida, Pennsylvania, Michigan, Wisconsin, Karolinën Verirore dhe në Arizona.

Amerikanët janë futur në procesin zgjedhor të ndarë si asnjëherë më parë në 50 vitet e fundit.

Para ditës së zgjedhjeve, kanë votuar gati 100 milionë amerikanë, sa përmes postës sa duke shfrytëzuar mundësinë e votës së hershme.

Ekspertët presin që numri i qytetarëve që do të votojnë të jetë shumë më i madh se më 2016, kur dolën 138 milionë amerikanë në votime.

Si Biden ashtu edhe Trump janë të bindur në fitore.

“Po e ndiej se po na pret një fitore e madhe”, ka thënë Biden. Njëjtë optimist është shprehur edhe Trumpi.

“Do të shënojmë edhe një fitore tjetër të bukur”, ka thënë Trump.

Nuk ka tollovi në vendvotimet në New-York

Nuk ka tollovi në vendvotimet në New-York, pasi numri më i madh i votuesve e ka kryer obligimin duke votuar më herët, ka bërë të ditur BBC-ja.

Njujorkezët edhe në të shkuarën kanë preferuar të votojnë para ditës së zgjedhjeve.

Mst: Bideni u adresohet mbështetësve

Joe Biden u është adresuar mbështetësve të mbledhur në qytetin e tij të lindjes, Scranton – Pensylvania.

Mbante maskë dhe mbështetësve u drejtua me megafon.

“Duhet t’ia kthejmë kurrizin këtij vendi. Klasa e mesme e ka ndërtuar këtë shtet, jo ‘Wall Street’”, ka thënë Biden.

Tri vendvotime në Pennsylvani hapen me vonesë

Rrethi Allegheny në jug të Pensylvanisë është vonuar me hapjen e tri vendvotimeve. Por tash gjithçka është në rregull.

CN-i njofton se në vendvotime nuk ishte i gjithë materiali zgjedhor.

Gruaja e Bidenit, votoi

Jill Biden, gruaja e kandidatit për president Joe, ka votuar. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter.

“Kjo është. Në disa orët e ardhshme do të vendosim për të ardhmen tonë, Gjithçka varet nga ne”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu