Haxhi Shala për ish-bashkëpartiakun Jakup Krasniqi: Sinonim i lirisë

0

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, po e konsideron sinonim të lirisë emrin e Jakup Krasniqit.

Për ish-bashkëpartiakun, Shala shkroi se po i bëhet një padrejtësi e madhe, njofton Klan Kosova.

“Kur përmendet emri i Jakup Krasniqit, fjala liri është sinonim i këtij emri! Baca Jakup është një nga të paktët që sakrifikoi lirinë e tij jetësore për të pasur lirinë e një populli të tërë sepse në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb, ai ishte frymëzimi dhe motivi për secilin prej nesh si pjesëtarë të UÇK-së për të vazhduar rrugën e duhur për liri dhe pavarësi nga agresori serb!”.

“Sot, të gjithë ata që e njohin bacin Jakup e di se puna dhe veprat e tij për të cilat ndiqet edhe sot janë padrejtësia më e madhe që mund t’i bëhet dikujt që ishte shembull dhe frymëzim për çdo ushtar të UÇK-së”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu