Isa Mustafës pas arrestimit të Jakup Krasniqit: Besoj thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e komenton arrestimin e Jakup Krasniqit.

Ai thotë se ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre.

Tutje ai shkruan se beson thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së.

Postimi i tij i plotë:

Ngritja e aktakuzave dhe arrestimi i njerëzve të UÇK-së nuk duhet të kuptohet si dëshmi për fajësinë e tyre.

Në Kosovë nuk po i iket ballafaqimit me drejtësinë dhe zbardhjen e së vërtetës për luftën e pastër çlirimtare.

Besojmë thellë në pafajësinë e luftëtarëve UÇK-së, sikurse edhe në pafajësinë e z. Krasniqi, ashtu siç vlerësojmë meritat e tyrë për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të ndërtimin demokratik të Kosovës.

Ne duhet të kemi besim në drejtësinë e pavarur por njëherit presim se do të respektohen procedura të standardeve më të larta përfshirë edhe respektimin dinjitetit të njerëzve ndaj të cilëve ngriten procedurat nga Gjykata Speciale.IM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu