324 RASTE ME KORONAVIRUS VETËM NË PRISHTINË

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të vdekjes, 661 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 92 pacientë janë shëruar.

IKSHPK-ja ka njoftuar për rastet e reja në komunat e vendit, ku Prishtina përsëri kryeson me numrin më të madh të të infektuarve.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Ferizaj 42 raste, komuna Fushë Kosovë 39 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu