Zhvillimet rreth Speciales, OVL e UÇK-së paralajmëron protestë

0

U.D., i kreut të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, në një konferencë të thirrur për media njofton se këshilli drejtues i kësaj organizate ka vendosur për organizimin e një proteste.

Për datën se kur do të mbahet protesta pritet të vendoset ditëve në vijim, ndërsa thirrja për protestë vije pas zhvillimeve në vend.

Ai ka thënë se protesta do të jetë paqësore duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

“Kryesia e diskutoi këtë situatë, kemi pas takime me deputetët e Kuvendit të Kosovës…Vendosëm të organizojmë protestë, për datën ju informojmë me kohë, por mund të konfirmoj që edhe nesër e kemi mbledhjen e këshillit drejtuyes, ku do të diskutohet për protestën”, tha Klinaku në një konferencë për media.

Ndryshe, ish-presidenti Thaçi, teksa ka njoftuar sot për aktakuzën e konfirmuar dhe dorëheqjen ka bërë thirrje që të mos organizohen protesta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu