Reagimi i parë i Thaçit pas arritjes në Hagë

0

Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi, të parën pasi që i është ngritur aktakuza nga Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale sot ka konfirmuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, i cili menjëherë pasi e kuptoi këtë lajm edhe dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Menjëherë pasi që e kumtoi këtë lajm, Thaçi u nis në drejtim të zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë, ku më pas së bashku me Kadri Veselin e Rexhep Selimin, u nisën për në Hagë.

Para pak minutash në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, Hashim Thaçi, ka shpërndarë një fotografi.

Kjo fotografi është momenti kur ai ishte kthyer në Kosovë kur ishte intervistuar për katër rresht në Hagë dhe fotografia ishte realizuar në Vërmicë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu