Haxhiu për masat e fundit të qeverisë: Rrezik për infektim dhe më të madh

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka thënë se pandemia po e zë në befasi Qeverinë e vendit.

Haxhiu th se veprimet e sotme të qeverisë për marrjen e masave është papërgjegjësi.

Ai tutje në facebook ka shkruar se këto veprime janë të rrezikshme.

Reagimi i plotë i Haxhiut:

Siç duket Qeverinë e Kosovës e ka zënë pandemia në ” befasi”.
Me masat që ndërmori sot krijoi konfuzion te qytetarët duke mos i sqaruar saktë ato.

Veprimet ad-hoc për të parandaluar infektimin me virusin corona,janë papërgjegjësi dhe absurditet i kësaj qeverie e cila njofton për masat vetëm tre orë para se ai vendim të hyjë në fuqi.

Ky veprim shton edhe më shumë rrezikun për infektim, sepse qytetarët sigurisht me arsye krijuan tollovi kudo për t’i kryer obligimet e tyre personale dhe furnizimet ushqimore.

Edhe pas 8 muajsh me pandemi Qeveria e Kosovës ndodhet ende në amulli, në fakt, është e papërgjegjëshme dhe
e pa aftë për veprime të duhura në të mirë të qytetarëve
https://www.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/posts/2364779633646885

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu