Shqiptohen 1117 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

0

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 117 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19. Masa këto të vendosura nga institucionet e vendit për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

E vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 661 raste të reja me COVID-19. Ndërkaq janë bërë 1 mijë e 617 testime.

Shkak i infektimit me virusin korona vetëm brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu