BIDEN PRESIDENT I RI; AMERIKË JAM I NDERUAR QË MË ZGJODHE!

0

Kandidati demokrat Joe Biden ka falenderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA-së.

Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka fituar në zgjedhjet presidenciale. Fitorja e Bidenit është konfirmuar të shtunën pasi fitoi 20 votat elektorale të Pennsylvanias pas disa ditësh numërimesh. Triumfi në Pennsylvania e ngriti votën e përgjithshme elektorale të Bidenit në 284, duke tejkaluar pragun prej 270 votash të mjaftueshme për ta fituar pozitën e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Biden ka reaguar pas konfirmimit të fitores nëpërmjet një deklarate, ku është zotuar se do të jetë president i të gjithë amerikanëve.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu