Deputetja e Nismës i reagon Vjosa Osmanit: Në traditat shqiptare kurrë s’ka qenë tu gëzohemi goditjeve ndaj shqiptarëve

0

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka kritikuar U.D e presidentes Vosa Osmanin për gëzim në fatkeqësi.

Ajo ka shkruar në traditat shqiptare kurrë s’ka qenë tu gëzohemi goditjeve ndaj shqiptarëve.

“Prandaj Vjosë, mos u gëzo, se në të kuqe shkëlqejnë ata për të cilët ti u gëzove, ashtu siç kanë shkëlqyer nën nderin e 3 shkronjave të arta që ti rrallëherë i shqipton”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i saj:

“Kryeparlamentare pa parti! Si u bë puna? Njerëzve të ndershëm Vjosë, shtëpia e tyre nuk iu behët e huaja. Të ndershmit nuk hanë në kurriz të tjerëve! E tash, ngjyra e kuqe e fustanave nuk ka hijeshi, sepse e kuqja shkëlqen në traditat shqiptare, e traditë e jona kurrë s’ka qenë tu gëzohemi goditjeve ndaj shqiptarëve. Prandaj Vjosë, mos u gëzo, se në të kuqe shkëlqejnë ata për të cilët ti u gëzove, ashtu siç kanë shkëlqyer nën nderin e 3 shkronjave të arta që ti rrallëherë i shqipton!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu