IKSHPK bën apel që të respektohen masat kundër COVID-19

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas shfaqjes së rasteve të fundit me këtë virus.

“Burimet e infeksionit janë të shpërndara në institucione publike, private, agjensi, shkolla e amvisëri të cilët kanë mund të infektohen kudo prej vendit të punës në institucione publike e private, gastronomisë, super-marketeve, ku pjesa dërmuese shihen pa maska në vende të punës”.

“Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e IKPSHK-së në rrjetin social Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu