MBYLLET ÇERDHJA “GËZIMI YNË” NË PRISHTINË, 8 MËSUESE DOLËN POZITIV ME COVID

0

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shendetësise Publike kanë konfirmuar për Express se kopshti “Gëzimi Ynë” mbyllet në dy javët e ardhshme.

Kjo për shkak se tetë mësuese në këtë kopsht kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Po ashtu, sipas vendimit të IKSHPK’së, nga 21 grupe sa janë në këtë kopsht, 7 janë në vetizolim. Mësueset kanë rezultuar pozitiv prej datës 29 tetor deri më 7 nëntor.

IKSHPK ka rekomanduar që i gjithë institucioni parashkollor të kalojë në vetizolim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu