Jakup Krasniqi: Po tentoni të bëni ndarje, unë nuk jam as mysliman as katolik, jam shqiptar

0

Jakup Krasniqi, i akuzuar për krime lufte, i ka adresuar disa ankesa të ti në paraqitjen dëgjimore, në Tribunalin Special.

Krasniqi ka thënë se ndarja e shqiptarëve në myslimanë dhe katolikë në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar e ka ofenduar atë.

“Ju i ndajtët shqiptarët në mysliman dhe katolik. Unë nuk jam as mysliman as katolik, jam shqiptar”, tha Krasniqi.

Krerëve të UÇK’së, të akuzuar, Specialja thotë se kanë vepruar si ndërmarrje kriminale. Krasniqi pati disa fjalë edhe për këtë pjesë.

“Na quajtët ndërmarrje kriminale, për mua dhe shokët e mi që luftuam për liri nuk ka asgjë më fyese. Luftuam për liri dhe shtetndërtim, që i arritëm në bashkëveprim me SHBA, me BE’në, me NATO’n, me OKB’në të gjithë jemi së bashku ndërmarrje shtetndërtuesëe, ndërsa ndërmarrje kriminale është koka në Beograd dhe mbështetësit e Beogradit”, ka thënë ai.

“Unë kam qenë i dënuar nga regjimi serb, e ata më kanë dënuar pse kam lexuar libra, pse kam folur shqip. Besoni më shumë të drejtë kanë pasur ata se ju këtu”, ka shtuar ish-zëdhënësi i UÇK’së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu