Takohen Isa Mustafa e kryeministri Hoti me Haradinajn e Limajn

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar në Frontal të T7 se momentalisht është duke u mbajtur një takim ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës.

Tahiri ka deklaruar se në takim po marrin pjesë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, Kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

“Po i pashë, ishin aty kryetari Mustafa, Haradinaj, Limaj dhe Kryeministri Hoti. Nuk jam i informuar çka po bisedohet, besoj se për zhvillimet politike në vend. Besoj se këto janë temat, por nuk i di detajet. Takimi ka nisur në orën 17:00”, ka deklaruar Tahiri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu