POLICIA APELON SHOFERËT TË PAJISEN ME GOMA TË DIMRIT NGA 15 NËNTORI

0

Policia e Kosovës iu ka rikujtuar të gjithë drejtuesve të automjeteve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.

Zyrtarisht, sezoni dimëror nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore.

“Apel për kujdes gjatë drejtimit të mjetit! Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike – dëborës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët. 15 nëntor – 15 mars”, njofton PK-ja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu