UJËSJELLËSI PRISHTINA MASA LEHTËSUESE PËR KONSUMATORËT BORXHLINJ

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

Në komunikatën për media të lëshuar nga KRU Prishtina thuhet se në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Masat lehtësuese që ka ndërmarrë menaxhmenti i kompanisë (që nga 7 tetor 2020) për të ju shmangur procedurave përmbarimore e që përfshijnë sektorin e amvisërisë dhe bizneseve, po vazhdon edhe më tej.

Paguani 10 % të borxhit total dhe pjesën e mbetur programoje deri në 3 vjet.

Në të njëjtën kohë, KRU ”Prishtina” falënderon konsumatorët e rregullt dhe ata të cilët janë duke e shfrytëzuar këtë kriter lehtësimi. Ua kujtojmë se, borxhi total i konsumatorëve ndaj KRU ”Prishtina” është mbi 45 milionë euro

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu