Mbyllet për qarkullim kjo rrugë në Prishtinë

0

Sot duke filluar nga ora 09:00, do të mbyllet për qarkullim një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”, në Prishtinë, përkatësisht segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik.

Njoftimi i Komunës së Prishtinës:

“Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor.

Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative.

Ju falemnderit për mirëkuptimin!

#prishtina💙”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu