Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin i cili do të mbajë në dy ditët në vijim.

Sipas njoftimit, situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve në vijim.

Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm si rrjedhojë e masave pasive të ajrit dhe elementeve tjerë meteorologjikë. Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira dhe rrëzë maleve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu