Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

0

Një artikull i botuar të martën nga Instituti Amerikan i Fizikës pohoi se përdorimi i vazhdueshëm i maskave është një metodë efektive për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Rezultatet sugjerojnë se përdorimi i vazhdueshëm i maskave efikase, të tilla sikurse maskat kirurgjikale, mund të çojë në zhdukjen e pandemisë nëse të paktën 70 për qind e banorëve i përdorin këto maska në publik në mënyrë të vazhdueshme”, shkroi Sanjay Kumar, një hetues me Departamentin e Inxhinierisë në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

“Edhe maskat më pak efikase sikurse me pëlhurë mund të ngadalësojnë përhapjen nëse barten vazhdimisht”, sipas tij.

Sipas CNN, artikulli i botuar në revistën e Insitutit Physics of Fluids, rishikoi një seri studimesh që eksplorojnë aftësinë e maskës për të mbrojtur njerëzit kundër koronavirusit, dhe se si ndikon dizajni i ndonjë maske specifike në këtë aspekt.

“Hulumtimi sugjeroi që maskat mund të zvogëlojnë në thelb distancën të përshkuar nga një pikë e mbushur me viruse, dhe kështu ka një potencial të madh për të siguruar mbrojtje personale kundër infeksionit të ajrit”, thotë artikulli.

Hetuesit zbuluan se maskat e bëra nga materiale polimer hibrid janë efektive në filtrimin e grimcave derisa freskojnë njëkohësisht fytyrën.

Studimet e shqyrtuara për artikullin zbulojnë se sa më të gjatë të bartet maska, aq më efektive edhe do të jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu