12 MIJË E 864 RASTE AKTIVE ME COVID-19 NË KOSOVË

0

Në Kosovë, numri i rasteve aktive me COVID -19 është 12.864 persona, që nga 13 marsi kur janë shfaqur rastet e para numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 35.549 njerëz.

Ndërsa të shëruar janë 21.746 pacientë dhe kanë ndërruar jetë 939 persona si pasojë e koronavirusit, transmeton Klan Kosova.

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) bën të ditur se numri i të prekurve gjatë ditës së djeshme me COVID-19 ishte 609 individë, të shëruar ishin 350 njerëz, dhe ndërruan jetë 13 pacientë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu