EMRAT E KATËR KONSUJVE TË CILËVE OSMANI IU SHFUQIZOI DEKRETET

0

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu ka shfuqizuar katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë.

Ballkani.info mëson se konsujt që iu janë shfuqizuar dekretet janë: Flakron Shala, (Pragë), Blendi Kilaj (Lubjanë), Lindon Kqira (Shkup), dhe Halim Krasniqi (Tiranë).

Flakron Shala është djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala.

Ballkani.info po ashtu mëson se Blendi Kilaj është djali Isni Kilajt ish kryetar i Malishevës nga PDK-ja dhe ish zëvendësministër i Diasporës.

Ish zëvendësministri Kilaj është një eksponent i moçëm i PDK-së në Malishevë, në zgjedhjet e parakohshme që janë mbajtur në tetor, ka mundur të marrë 5270 vota, e që nuk ishin të mjaftueshme për t’u bërë deputet. Poste zëvendësministri ka pasur edhe në dikastere të tjera qeveritare. Ka qenë edhe kryetar i Komunës së Malishevës dhe aktualisht është edhe kryetar i Degës së PDK-së në këtë komunë.

Sipas Vjosa Osmanit, sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, Halim Krasniqit, u.d e Presidentes ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili sipas saj nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak.

Ndryshe, këtë vendim Osmani e kishte paralajmëruar më herët gjatë ditës së mërkurë pasi mediat raportuan për emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit Haxhi Shala, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu