HARADINAJ THOTË SE THAÇI DHE VESELI ISHIN TË GATSHËM PËR TA MBËSHTETUR PËR PRESIDENT

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po e shpreh tashmë hapur ambicien e tij për tu zgjedhur President i vendit.

Në një intervistë në RTK ai tha se ua kishte prezantuar kandidaturën e tij edhe Thaçit e Veselit, pak kohë para se atyre t’u konfirmohej aktakuza nga Gjykata Speciale. Madje, sipas Haradinajt ishin në përfundim të mbylljes së këtij procesi.

“Edhe atyre (Thaçit e Veselit), ua kam prezantuar kandidaturën time. Ne kemi pasur një përafrim në momentet e fundit. Realisht ka pasur një përafrim të madh. Realisht kemi qenë afër mbylljes së procesit”, – është shprehur Haradinaj.

Haradinaj tha se do të takohej me Veselin ditën që ai udhëtoi për në Hagë, por takimi nuk u realizua.

“Edhe partnerët qeveritarë nuk e kanë vështirë me ma dhanë votën për president. Çështja është se si të arrihet edhe një marrëveshje me PDK-në”, – shtoi Haradinaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu