Milaim Zeka: Flakroni bash e meriton të jetë konsull

0

Ish-deputeti Milaim Zeka i dalë në krah deputetit të AAK-së, Haxhi Shalës që mori reagime të shumta pasi që u bë e ditur se iu ka emëruar djali konsull në Pragë,

Zeka në Facebook ka pyetur se pse u bë kaq e madhe puna e djalit të Haxhi Shalës.

“E emëruan për diplomat në Pragë, djalin e Haxhi Shales, të gjithë u quan në këmbë për ta sulmuar. Askush nuk pyeti se çka ka studiuar Flakroni, po hopa, është djali i Haxhisë”, thotë Zeka.

Ish-deputeti shton se kur Haxhi Shala ka shkaur në luftë, këta që po e kritikojnë nuk thonin pse ka shkuar ai e jo na.

“Kur ka pas shku baba i Flakronit ne lufte, keta qe pijshin shlivovice me zorana e stojana, nuk thojshin pse me shku ai e jo na. Qe ta dini, prej te parit, e deri te i mrami, vetem me te njofshem kane shku, edhe kane me shku. Flakroni ka magjistru ne Prage, edhe bash e meriton. Po meritat nuk kane rendesi ne kete vend te antivlerave”, thotë ai.
https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/1309662652729108

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu