ZIDANE KUJTON MARADONËN: ENDE E KAM TË FRESKËT VITIN 1986

0

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur rreth lajmit për vdekjen e Maradonës mbrëmjen e kaluar pas sfidës ndaj Interit.

Real Madrid triumfoi ndaj Interit në sfidën e Ligës së Kampionëve, ku Zidane u shpreh i lumtur me fitoren. Ai gjithashtu foli për vdekjen e Maradonës, ku u shpreh se ende e ka të freskët Kampionatin Botëror të vitit 1986.

“Të gjithë jemi të mërzitur për të dhe familjen e tij. Nuk janë vetëm personat në futboll, ngase të gjithë njerëzit në botë e kanë adhuruar Maradonën. Unë ende e kam të freskët Botërorin e vitit 1986, kur isha vetëm 14 vjeçar dhe e pash atë tek bënte gjëra unike në fushë” – u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu