LIMAJ: HAGA VËRTETOI SE UÇK-JA S’KISHTE BËRË KRIME

0

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se Tribunali i Hagës në gjykimin e tij të para 15 vjetësh i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë se UÇK-ja nuk bëri krime.

“Haga i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë. U vërtetua se s’ka pas krime, s’ka qenë ndërmarrje e organizuar. E ka hedhur poshtë përgjegjësinë komanduese. Unë dhe Ramushi kemi qenë të akuzuar për periudhën e vitit 1998, për periudhën prill-korrik të vitit 1998”, ka thënë Limaj.

Ai tha se në Tribunalin e Hagës janë akuzuar vetëm pesë serbë, kurse vetëm njëri është dënuar për krimet në Kosovë.

“Vetëm 5 serbë ishin të akuzuar për Kosovën. Ata u akuzan për periudhën nga marsi ‘99 deri në qershor ’99, pra Haga nuk i ka trajtuar masakrat serbe të kryera në gjatë vitit 1998”, ka thënë Limaj.

Duke folur për akuzat e reja nga Gjykata Speciale për drejtuesit e UÇK-së, ai tha se tashmë është vonë dhe nuk duhet kthyer kokën pas të diskutohet se si erdhëm deri këtu.

“Ka të tillë që dëshirojnë të arsyetohen duke mos bërë asgjë dhe thonë e akuzojnë se si kemi ardhur deri këtu. Prandaj atë që i shqetëson gjendja e shtetit, duhet sot të veprojnë dhe jo ta kthejnë kokën pas”, ka thënë ai. /RTKLive/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu