Prishtina me më së shumti raste me Covid-19, flet Drejtori i Shëndetësisë në komunë

0

Kryeqyteti vazhdojë të prijë me numrin e të infektuarve me Covid-19. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi rithekson se kjo ndodh edhe për shkak të numrit të madh të testimeve që bëhen në kryeqendër.

“Në pamje të parë nga raportet e IKSHPK’së duket që kemi rënie të rasteve këto ditë, edhe në kryeqytet kur sot kishim nën 200 raste. Por edhe numri i testimeve është pak më i vogël. Në përgjithësi gjendja është nën kontroll. Arrijmë t’i kontaktojmë të gjitha rastet të cilat rezultojnë që të jenë pozitive me Covid-19’, tha Gashi.

Gashi tha se presin që javët në vazhdim të ulet numri i rasteve aktive.

“Deri tani kur po flasim kemi rreth katër mijë raste aktive të cilat janë në kryeqytet mirëpo tani e tutje do të kemi rënie të rasteve duke marrë parasysh se çdo ditë kemi numrin më të madh të rasteve të cilët arrijnë të jenë të shëruar në krahasim me ato që dalin të infektuar me Covid-19’, shtoi ai.

Së fundi ai tha që u përballën me mungesë të stafit mjekësor por që arritën të mbajnë situatën nën kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu