MBYLLET ÇERDHJA NË FUSHË-KOSOVË, GJASHTË PUNËTORË DOLËN ME KORONAVIRUS

0

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës e kanë mbyllur çerdhen publike “Gëzimi ynë” në këtë komunë, pasi gjashtë punëtorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Në një njoftim të Komunës thuhet se çerdhja publike do të jetë e mbyllur deri më 20 dhjetor.

Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje, zyrtarët komunalë kanë thënë se prindërit do t’i njoftojnë me kohë.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në Çerdhen Publike “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë se çerdhja do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune.

Pas testimit të stafit punonjës të IP “Gëzimi Ynë”, gjashtë punëtorë të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas rekomandimit të IKSHP-së për shkak të sigurisë së fëmijëve dhe stafit të punëtorëve jemi të detyruar të mbyllim çerdhen nga data 03 dhjetor deri me 20 dhjetor 2020.

Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj prindër të nderuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu